Rreth Nesh
Prime Recruitment Albania është një agjenci e licensuar rekrutimi (numer license LN-4586) me seli në TIranë, Shqipëri, e specializuar në fushën e ndërmjetësimit në tregun e punës dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore. Nëpërmjet një stafi profesionistësh me përvojë shumëvjeçare, Prime Recruitment Albania ndihmon çdo kompani apo organizatë për të përmbushur kërkesat për punonjësit në kategori të ndryshme pune. Për çdo biznes është thelbësore të gjesh punonjësit e duhur në mënyrë që biznesi të rritet dhe të ketë sukses në planin afatgjatë. Në mjedisin e sotëm konkurrues, ku rekrutimi i kandidatëve idealë është kthyer në një sfidë më vete, është e rëndësishme të bashkëpunohet me ekspertë të Burimeve Njerëzore për të përmbushur nevojat në këtë fushë.
Cfare ofrojme ?
Agjencia jonë bashkëpunon me një sërë biznesesh dhe organizatash, duke i mbështetur ato në gjetjen dhe punësimin e kandidatëve idealë në përputhje me nevojat e tyre të biznesit . Ne kërkojmë, përzgjedhim, intervistojmë dhe selektojmë kandidatët potencial bazuar në kriteret e cdo pozicioni pune. Qëllimi ynë kryesor është të ndihmojmë punëdhënësit të gjejnë talentin më të mirë për biznesin apo organizatën e tyre, duke ndihmuar gjithashtu punëkërkuesit të gjejnë mundësitë e duhura të punës.
Një nga asetet thelbësore të Prime Recruitment Albania është baza e gjerë e të dhënave e kandidatëve që janë aktivë ose nuk kërkojnë një mundësi punësimi. Si një kompani rekrutimi, është shumë e rëndësishme për ne që të tërheqim kandidatët më të mirë, dhe është po aq e rëndësishme që të komunikojmë shpesh dhe në mënyrë efektive me grupin tonë të talenteve .
Krijimi i një procesi komunikimi transparent dhe konfidencial me kandidatët e bën më të lehtë për ne që të ndërveprojmë me ta, pavarësisht nëse ata janë në kërkim apo jo aktivisht për një lëvizje karriere.
Mbështesim bizneset për më shumë se 7 Vite
Misioni dhe Vizioni
Misioni ynë është të ndihmojmë bizneset të gjejnë punonjësin më të mirë për nevojat e tyre, duke ndihmuar gjithashtu punëkërkuesit të gjejnë mundësitë e duhura të punës. Agjencia jonë e rekrutimit synon të ofrojë një shërbim me cilësi të lartë që plotëson nevojat si të punëdhënësve ashtu edhe të punëkërkuesve dhe të krijojë marrëdhënie afatgjata me klientët e saj
Vizioni ynë është të jemi një partner i besueshëm për bizneset dhe punëkërkuesit. Agjencia jonë përpiqet të jetë burimi kryesor për punëdhënësit që kërkojnë të punësojnë talentin më të mirë dhe për punëkërkuesit që kërkojnë mundësitë e duhura të punës. Prime Recruitment Albania synon të ofrojë një shërbim të personalizuar që plotëson nevojat unike të çdo klienti dhe të jetë një burim i vlefshëm për zhvillimin dhe rritjen në karrierë.