Gjej kandidatin ideal

Prime Recruitment Albania eshte agjenci e licensuar rekrutimi qe ju vjen ne ndihme per gjetjen e stafit te punes sipas nevojave te biznesit tuaj.

Prime Recruitment Albania

Zgjidhje e plotë për rekrutimin e stafit në Shqipëri, shqiptar dhe të huaj, nga përzgjedhja deri në formalizimin e punësimit.

Përmes një procesi të strukturuar rekrutimi dhe databazës sonë të kandidatëve ndërkombëtarë, ne përzgjedhim punëtorë shqiptar dhe të huaj sipas kërkesave specifike të biznesit tuaj. Organizojmë intervista paraprake dhe prezantojmë vetëm kandidatët që përputhen me profilin e kërkuar.

Ne menaxhojmë çdo hap administrativ të procesit: përgatitjen e kontratës së punës, aplikimin për leje pune, procedurën e vizës dhe regjistrimin për leje qëndrimi. Ju fokusoheni në operacionet e biznesit, ndërsa ne kujdesemi për dokumentacionin.

Nëse kandidati i përzgjedhur largohet brenda 3 muajve nga fillimi i punës, Prime Recruitment Albania ofron zëvendësim pa tarifë shtesë. Angazhohemi për bashkëpunim afatgjatë dhe stabilitet për biznesin tuaj.

PSE PRIME RECRUITMENT ALBANIA ?

✓ Agjenci e Licencuar

Operojmë si agjenci rekrutimi e licencuar, në përputhje me legjislacionin shqiptar, duke garantuar transparencë dhe korrektësi në çdo bashkëpunim.

✓ 7+ Vite Eksperiencë në Treg

Me mbi 7 vite eksperiencë në fushën e rekrutimit dhe procedurave të punësimit, kemi ndërtuar një proces të strukturuar dhe të besueshëm për bizneset në Shqipëri.

✓ Rekrutim Shqiptar & Të Huaj

Ofrojmë staf shqiptar dhe të huaj sipas kërkesave të sektorit tuaj, me përzgjedhje paraprake dhe intervista të organizuara përpara finalizimit.

✓ Menaxhim i Plotë i Dokumentacionit

Menaxhojmë plotësisht dokumentacionin e punës, aplikimin për leje pune, procedurën e vizës dhe lejen e qëndrimit.