Rreth nesh
Prime Recruitment AlbaniaRreth
Rreth nesh
Prime Recruitment Albania është një agjenci e licensuar rekrutimi (me numër license LN-4586) me seli në Tiranë, Shqipëri, e specializuar në fushën e Ndërmjetësimit në tregun e punës dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.
Nëpërmjet një stafi profesionistësh me eksperiencë shumëvjecare, Prime Recruitment Albania i vjen në ndihmë cdo kompanie apo organizate me qëllim përmbushjen e kërkesave për punëmarrës në kategori të ndryshme pune.
Për cdo biznes është thelbësore gjetja e punonjësve të duhur në mënyrë që biznesi të rritet dhe të ketë sukses në planin afatgjatë. Në mjedisin e sotëm konkurues, ku rekrutimi i kandidatëve ideal është kthyer në një sfidë më vete, është i rëndësishëm bashkëpunimi me ekspertë të Burimeve Njerëzore për përmbushjen e nevojave në këtë fushë.
- Cfarë bëjmë ne?
Ne mbështesim kompanitë në gjetjen dhe punësimin e kandidatëve idealë në përputhje me nevojat e biznesit. Me ndihmën e ekspertëve te burimeve njerëzore fillimisht kuptojmë nevojat për staf të një kompanie, përcaktojmë strategjinë e marketingut në përputhje me këto nevoja dhe zhvillojmë hap pas hapi procedurat e rekrutimit për përzgjedhjen e kandidatit të përshtatshëm për rolin përkatës të punës, duke praktikuar standardet më të larta të etikës, profesionalizmit dhe ndershmërisë.
Një nga asetet thelbësore të Prime Recruitment Albania është databaza e gjerë e kandidatëve që janë në kërkim aktiv ose jo të një mundësie punësimi. Si një kompani ndërmjetësimi është shumë e rëndësishme për ne të tërheqim kandidatët më të mire, dhe është po aq e rëndësishme të komunikojmë shpesh dhe në mënyrë efektive me grupin tonë të talenteve. Krijimi i një procesi komunikimi transparent dhe konfidencial me kandidatët e bën më të lehtë për ne që të ndërveprojmë me kandidatët, pavarësisht nëse ata janë apo jo në kërkim aktiv për të bëre një lëvizje në karrierë.
- Si punojmë?
Rekrutimi është një proces që kalon në disa hapa dhe ne mundësojmë realizimin me sukses të secilit prej këtyre hapave.
- Përshkrimi i punës
A e keni përcaktuar pozicionin vakant që ju duhet në kompani? Ky është hapi i parë thelbësor që duhet bërë në mënyrën e duhur. Eshtë e rëndësishme të dimë ekzaktësisht rolin e anëtarit të ri të shkuadrës në strukturën e kompanisë, cfarë detyrash do të ndërmarrë dhe cfarë aftësish kërkohen për përmbushjen e rolit. Ne ju ndihmojmë për të arritur në një përshkrim pune sa më shprehës dhe të kuptueshëm në mënyrë që të tërheqë aplikantët më të mirë.
- Shkrimi i nje njoftimi për punë
Ne shkruajmë njoftimin e punës në mënyrën e duhur, sipas vendit dhe kohës së publikimit, në mënyrë që të tërheqim personat e duhur për rolin përkatës.
- Reklamimi i ofertës së punës
Cdokush mund të publikojë nje ofertë pune në portalet e ndryshme të punës, ne gjithashtu e bëjmë. Por kjo nuk është mjaftueshëm, pasi ka qindra mënyra të tjera për të reklamuar për një pozicion të caktuar pune. Skuadra jonë e marketingut kujdeset që roli të reklamohet në mënyrën e duhur dhe në vendin e duhur për të marrë sa më shumë aplikime të përshtatshme.
- Përzgjedhja e CV-ve
Rekrutuesit tanë shpenzojnë mjaftueshëm kohë në përzgjedhjen e CV-ve , duke eleminuar aplikantët që nuk përmbushin kriteret për rolin e ofruar dhe duke krijuar një shortlist me kandidatët më të mire për intervistë.
- Intervista me kandidatët më të mirë
Ne zhvillojmë intervista fillestare telefonike ose video intervista me kandidatët për të arritur në një listë përfundimtare kandidatësh potencial të cilët do të zhvillojnë intervistë me punëdhënësin.
- Punësimi i kandidatit të duhur
Gjetja e kandidatit të duhur dhe pranimi nga ana e tij e ofertës së punës, është momenti i finalizimit të procesit të rekrutimit.
Misioni ynë
Të lehtësojmë procesin e rekrutimit duke e bërë atë sa më të shpejtë dhe me më pak stres për cdo partner tonin dhe të plotësojmë nevojat e bizneseve me punonjës të aftë, të besueshëm dhe të dedikuar, shqiptarë ose të huaj.
Vizioni ynë
Të mbështesim bizneset nëpërmjet një rekrutimi profesional dhe efikas në fushën e burimeve njerëzore, duke u bërë agjencia më e besueshme dhe e suksesshme në tregun shqiptar në fushën e ndërmjtësimit në tregun e punës.









Connecting People for over 5 Years
05
Hello!

.
Lead Recruiter
.

.
Director of Operations
.

What We Do
• Connect companies with the ideal candidates
• Connect people with the right jobs for them
• Human Resources Outsourcing
• Employment law documents
