
SHEFE FINANCE
Prime Recruitment Albania po kërkon të punësojë 1 kandidate për pozicionin SHEFE FINANCE për një kompani në Tiranë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Menaxhon, kontrollon dhe mbikqyr departamentin e Financës;
2. Të njohë shumë mirë programet financiare ( Financa 5);
3. Koordinon përgatitjen e pasqyrave financiare & raporteve financiare;
5. Kontrollon miratimin dhe përpunimin e të ardhurave & shpenzimeve, mirëmbajtjen e llogarive;
6. Kontrollon përgatitjen e listës së pagave dhe pagesat e perfitimeve për stafin;
7. Siguron që të dhënat janë mbajtur në përputhje me standardet e pranuara të auditimit;
8. Analizon kontrollin e kostos dhe shpenzimet;
9. Përgjegjëse per realizimin dhe mbylljen e pasqyrave financiare , listëpagesat, deklarimin e taxave;
10. Përgjegjëse për organizimin dhe përgatitjen e dokumentacionit financiar;
11. Përgjegjëse për komunikimin dhe koordinimin e punës me Institucionet e tatim taksave;
12. Përgjegjëse për manaxhimin e inventarit, aktiveve të qendrueshme;
13. Përgjegjëse për analiza të ardhurash dhe shpenzimesh;
14. Asiston në koordinimin e të gjitha proceseve me palët e treta për cështjet financiare të shoqërisë.
Kualifikimet dhe aftësitë :
– Të ketë kryer arsimin e lartë Ekonomik, preferohet në Finance/Kontabilitet;
– Mbi 5 vite eksperiencë të ngjashme;
– Përdoruese shume e mire e paketes MS Office dhe Programeve financiare;
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
– Aftësi shumë të mira analitike;
– Aftesi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit nen varësi.
Për të aplikuar ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj me subjekt “Shefe Finance” në adresën tone të e-mailit

We’ll Be There Every Step of the Way
1
Talk With Recruiter
2
Prepare
3
Interview
4
Get Hired
Address
Bulevardi Bajram Curri 114
Tirane , Shqiperi.