Mundesi punesimi Kuzhinier

Sherbim klienti - Tirane

Prime Recruitment Albania kerkon te punesoje nje operator ne pozicion e punes sherbim klienti, per nje Institucion Financiar ne Tirane.

Detyrat dhe pergjegjesite:

Të zhvillojë portofolin e klientëve nëpërmjet aktivitetit të manaxhimit të kredive të këqija;
Të shqyrtojë nevojat dhe kërkesat e klientëve që ka në manaxhim duke ofruar zgjidhje në përputhje me kushtet e kompanisë;
Të sigurojë të gjithë informacionin mbi situatën financiare dhe sociale të klientit, duke garantuar integritetin e të dhënave mbi klientët;
Të bëjë vlerësimin e kapacitetit pagues të cdo klienti duke pasur aftësi bindëse në mënyrën e komunikimit;
Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët;
Të monitorojë rregullisht klientët pas bisedës me ta duke i kontrolluar pagesat ne afatet e percaktuara që i janë vendosur klientit;

Kualifikimet e kerkuara:

Arsimi i larte
Të ketë eksperiencë pune në këtë profil ose në punë të ngjashme;
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
Të jetë i orientuar ndaj arritjes së objektivave;
Të jetë person i vetëmotivuar, dinamik dhe që i pëlqen të punojë;
Të ketë aftësi negociuese;
Të jetë i aftë të ndërtojë marrëdhënie të besueshme me njerëzit;
Të ketë një kuptim të mirë të shërbimit ndaj klientit;
Të dijë të përdorë mirë kompjuterin (excel,word etj);
Të ketë aftësi të mira në organizimin dhe vetëmenaxhinim e punës;

 

Per te aplikuar dergoni CV-ne tuaj me foto ne adresen tone te e-mailit aplikopra@gmail.com.

Click or drag a file to this area to upload.

Address

Bulevardi Bajram Curri
Nr 114 , Tirana Albania

Contact us