
Nepunes Kredie - Tirane
Prime Recruitment Albania kerkon te punesoje nje Nepunes Kredie per Terrenin.
Detyrat dhe pergjegjesite:
Të krijojë kontakt të drejtpërdrejtë me klientët që i janë dhënë nga institucioni.
Të jetë i përgjegjshëm me cdo informacion që i jepet nga institucioni dhe nga vetë klientët, duke ruajtur konfidencialitetin .
Të sigurojë të gjithë të dhenat e nevojshme të klientëve në rast mungese të tyre.
Të ketë disiplinën në marrëdhënie me persona të tretë.
Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët dhe komunitetet;
Të monitorojë rregullisht klientët pas takimit ne terren duke i kontrolluar pagesat ne afatet e percaktuara pas bisedave me klientin;
Të sigurojë një cilësi të lartë të menaxhimit të rasteve në vonesë.
Të mbajë përgjegjësi për cdo veprim që mund të kryejë jashtë detyrave që i janë dhënë nga institucioni.
Kualifikimet e kerkuara:
Arsim i lartë
Aftësi shumë të mira komunikuese;
Të jetë i orientuar ndaj arritjes së objektivave;
Të jetë person i vetëmotivuar, dinamik dhe që i pëlqen të punojë;
Të ketë aftësi negociuese;
Të jetë i aftë të ndërtojë marrëdhënie të besueshme me njerëzit;
Të ketë një kuptim të mirë të shërbimit ndaj klientit;
Të dijë të përdorë mirë kompjuterin (excel,word etj);
Të ketë aftësi të mira në organizimin dhe vetëmenaxhinim e punës;
Licensa e drejtimit të automjetit (e detyrueshme).
Per te aplikuar dergoni CV-ne tuaj me foto ne adresen tone te e-mailit aplikopra@gmail.com.
Komente Së Fundi